Shiu kthen rrugët e Kombinatit në pellgje, banorët: Të merren masa, nuk është shtruar asnjëherë

Kjo është rruga “Vangjel Çeço” në Kombinat ku kalojnë më shumë se 100 familje.

Reshjet e shiut kanë bërë që gropat të kthehen në pellgje me ujë duke e bërë të pamundur kalimin.

Banorët thonë se me reshjet e shiut kalimi është pothuajse i pamundur

“Të marrë masa për rrugë. Për të kaluar veshim çizmet. Gjithmonë ka qenë kështu, nuk është shtruar asnjëherë."

Vështirërsi kanë më shumë fëmijët.

“Bëhem pis gjithmonë kur kaloj këtu, bëhem ujë.”

Prej 15 vitesh kjo rrugë nuk ka parë asnjë investim nga Bashkia e Tiranës, duke e lënë këtë lagje në harresë.

“Gjithmonë këtë rrugë kemi pasur. Kur janë votimet vijnë të gjithë, prezantohen se do të bëjnë më të mirët, dhe kur vjen puna nuk bëjnë asgjë."

Ndaj thirrja shkon për të gjithë ato që e kanë përgjegjësi, për ta shtruar të vijnë në këtë aks dhe të shohin se sa e vështirë është kalimi.