Ju flet Moska – Kodi i proamerikanizmit të Ramës: Teksanët jo aq proamerikanë sa shqiptarët!
Kodi i proamerikanizmit të Ramës: Teksanët jo aq proamerikanë sa shqiptarët ishte tema e kësaj të premteje në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Edi Rama në një intervistë për një media gjermane tha se shqiptarët janë më proamerikanë sesa vetë teksanët. Kjo është një fyerje për teksanët. Nuk e duna ata flamuri ne SHBA-së apo nuk duan që të jenë pjesë e SHBA-ve?
Kjo do të thotë se ky është një kod i Edi Ramës. Kjo fjali është kodi i proamerikanizmit të Ramës. Cili është kodi? Teksasi është një shtet ku fiton gjithmonë Partia Republikane. Në vitin 2016 dhe 2020 fitoi Trump. Qysh nga viti 1995 e këtij guvernatori i shtetit ka qenë republikan.
Pra, teksanët votojnë republikanët dhe jo të majtën. Pra, ata janë anti-amerikanë sepse proamerikanizmi del i lidhur me partinë që mbështet Sorosi. Pro-amerikan për të do të thotë të jesh me partinë demokratike që është e majtë.
Rama bën diversion bredna SHBA-ve dhe nuk ka reagim nga ambasadorët Amerikën. Kjo është një provë e qartë se me heshtjen e ambasadës amerikane, DASH nuk përfaqëson në vend si Shqipëria SHBA-në.

