E rëndë! E infektuar me Covid-19, humb jetën 26-vjeçarja shtatzënë nga Tirana

Një grua shtatzënë ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në Shqipëri. 

Burime për Ora News, bëjnë me dije se 26-vjeçarja nga Tirana ishte në javët e para të shtatzënisë.

Pasi u infektua me Covid-9, ajo ishte e shtruar në Spitalin Infektiv, por gjendja e saj shëndetësore është e rënduar e si pasojë ka humbur dhe jetën.

E reja mësohet se ishte e pavaksinuar.

Ditën e sotme në vendin tonë kanë humbur jetën 7  persona dhe janë regjistruar 445 raste të reja nga Covid-19.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 170 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.  Janë shëruar 849 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 163,867 që nga fillimi i epidemisë./ Ora News/