Kriza energjetike/ Kulluri: I vetmi investim i huaj strategjik që ka bërë Rama është Basha
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar Edvin Kulluri, në lidhje me krizën energjetike shprehet se Shqipëria gjatë 8 viteve nuk ka arritur që të shfrytëzojë asnjë nga burime e tjera të energjisë, siç janë energjia e erës apo e diellit.
Kulluri në një lidhje me “Skype” për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini shprehet se “gropa” më e madhe e qeverisë është mungesa e investimeve të huaja në vend.
Edvin Kulluri: Rama në këto 8 vite i ka qëndruar stoik dy elementëve, paaftësisë së përgjithshme për të drejtuar policinë e shtetit. Gropa më e madhe e kësaj qeverie është mungesa totale e thithjes së investimeve të huaja, më Shqipëri. Kjo lidhet drejtpërdrejt me energjinë elektrike. Ne sot jemi varur nga energjia hidrike.
Shqipëria në këto 8 vite nuk ka arritur të zhvillojë asnjë nga burimet e tjera alternative të energjisë siç janë energjia e erës dhe energji diellore. Shqipëria i ka të tre burimet kryesore të energjisë. Pas 8 vite qeveria Shqipëria ka zero megavat, fuqi të instaluar më shumë se para vitit 2013. Rama duhet të na thotë se pse Skavica që është propozuar që prej vitit 2015, nuk është hedhur asnjë hap përpara. Pse janë pezulluar qindra licenca ekzistuese që nuk po hyjnë në punë për energjinë diellore dhe hidrike. Rama për këto nuk ka asnjë përgjigje.
Me ironi Kulluri shprehet se i vetmi investim i huaj strategjik që ka bërë Rama në qeveri është Kryedemokrati Lulzim Basha.
Edvin Kulluri: Nuk mund të qëndrosh 8 vite Kryeministër vetëm me investim të huaj strategjik që ka kjo qeveri. E dini kush është investimi i huaj strategjik, është vetëm Lulzim Basha. Basha është peng i këtij. Rama tallet në mënyrë sistematike, pasi ka arrestuar 30 mijë persona. Janë bërë disa tendera të mëdha të përqendruara që kompanitë e oligarkëve të lidhura me Kryeministrin ja kanë shitur shtetit sasinë me miliona litra me çmim pakice.
Ai thotë se Rama ka krijuar kartelet e veta në çdo sektor ndërkohë shton se e vetmja zgjidhje për të dalë nga kriza është largimi i Kryeministrit nga posti.
Edvin Kulluri: Këtu vidhet hapur. Ky ka krijuar kartelet e veta në çdo sektor. Ka vetëm një zgjidhje për të dalë nga kriza. Rama duhet të largohet të marrë përgjegjësinë që i takon.
Përgatiti për online Anila Kolgjini.
