Video/ Brenda “shtëpisë së barit” në Tiranë ku prodhohej kanabisi. Thahej në varëse rrobash
Kultivimi i kanabisit në ambientet e banesave duket se është kthyer në fenomen në Tiranë.
Një operacion për goditjen e kësaj veprimtarie u finalizua nga policia ditën e djeshme (7 Tetor) duke vënë në pranga 3 persona.
Ora News ka siguruar pamjet brenda ambientit të shtëpisë ku kultivohej lënda narkotike.
Kjo është mënyra se si 3 personat të cilët u arrestuan një ditë më parë në Tiranë në kuadër të operacionit "Aroma", kishin përshtatur banesën e tyre me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.
Në video shihet se kanabisi ishte futur në qese të zeza, ndërsa ishte varur për t'u tharë në varëse rrobash brenda ambienteve të shtëpisë.
Gjatë kontrollit të banesës u gjetën edhe 27 kg lëndë e dyshuar kanabis, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndës narkotike, doza me lëndë të dyshuar kokainë, një peshore elektronike dhe një automjet.
Gjatë aksionit ranë në pranga shtetasit Arnold Arapaj, 28 vjeç, Xhane Imeri, 54 vjeçe, dhe Hekuran Tarllamishi, 50 vjeç./OraNews/
