Berisha thirrje Ramës: Mos luaj me çmimet, përgatitu për protestat më të fuqishme në vend!

Nga Elbasani, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se ai së bashku me simpatizantët e tij demokratë do të ngrihen në protestat më të fuqishme që ka parë vendi.

Ai tha se kur të ngrihen qytetarët në protestë, pa e hedhur Ramën nga qeveri nuk kanë për tu shqiptar nga vendi.

Berisha: Ne duam t’i themi se, do të përgatitemi për protestat më të fuqishme që  ka njohur vendi. Protestë, protestë dhe vetëm protestë. Edi Rama duhet ta dish mirë se kur të ngrihemi ne në protestë, pa të hedhur ty nuk shqitemi nga rruga. Mos luaj me çmimet, mos luaj me kafshatën.

Ata paguajnë naftën njëlloj me Zvicrën, që kanë rrogën mesatare prej 6000 euro. Mos luaj me shqiptarët dhe çmimet! Ne do të ngrohemi në këmbë si opozitë e vërtetë që besojmë te njëri-tjetri dhe liria. Do të ngrihemi sikurse bëmë në vitin 1991. Do të ngrihemi për një betejë deri në fitore!