“Dëgjo kufomë” Braçe i përgjigjet Bashës: A e mban mend 21 janarin? Nuk lahesh duke përzënë Berishën

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas konferencës së Bashës, duke shkruar se Basha në 21 janar ka qenë ministër i Brendshëm, ku sipas tij u pushkatuan 2 shqiptarë.

Ai shkruan se një gjë e tillë nuk lahet duke përjashtuar Berishën, pasi të dy janë gjysma të së keqes plot gjak e viktima.

Ai shton se vendimet që ka firmosur si zv. Kryeministër i ka bërë në mes të ditës dhe është shumë krenar për to.

Statusi i plotë:

A e mban mend #21 JANARIN? Eshte dita kur ti si minister i Brendshem, ne komande te nje zinxhiri kriminal, nen urdher e ne bashkepunim, pushkatuat 4 shqiptare e plagoset mbi 20 te tille; ME DASHJE E PA GJYQ! A e mban mend 22 JANARIN? Eshte kjo dita e kesaj fotoje, kur ti si minister i Brendshem, i dole per zot pushkatimeve, i mbrojte dhe u dhe shperblim pushkatareve, njeri ne kete foto! Te te pyes: TE ZE GJUMI NATEN? Po e le fare drejtesine e munguar, por a te ze gjumi naten me kater te pushkatuar mbi kurriz gjithe jeten?

Te jesh i bindur qe nuk fshihesh dot pas ketij tjetrit, nuk lahesh e pastrohesh duke perzene kete tjetrin, TI DHE AI JENI DY GJYSMA TE SE NJEJTES SE KEQE PLOT GJAK E VIKTIMA! Kaq kete here per ty! Tani per shqiptaret; Une Erion Brace ne cilesine e zevendes kryeministrit kam firmosur:

1. Koncesionin e aeroportit te Kukesit, procedure e MIE dhe jam krenar qe ai aeroport eshte funksional prej muajsh;

2. Shtese ne kontraten e koncesionit te KROMIT, procedure e MIE, konkretisht heqjen nga ajo kontrate te disa njesive, objekteve;

3. Ndryshim ne koncesionin e SKANIMIT, procedure e MFE, konkretisht shtyrjen e pagesave ligjore per te;

4. Koncesionin e aeroportit te Vlores, procedure e MIE, dhe do jem shume krenar kur ai te jete ndertuar e plotesisht funksional;

5. Koncesionin e Laboratoreve, procedure e ministrise se Shendetesise e qe ndryshon krejtesisht gjendjen ne spitalet universitare, rajonale dhe Lushnjes dhe Sarandes;

6. Koncesioni i ndertimit te HEC, kontrate shtese mbi kontraten e Shkurt 2013, procedure e MIE, abstenuar prej meje.

Kaq! Ne dy vite e gjysem jane vetem keto dhe asgje tjeter; Firmosur diten per diell e pa u fshehur asnje sekonde. Tani, KUFOME, kishe thene ne ate FOLTOREN tende-asgje ndryshe nga ajo foltorja e gjysmes tende, se une shaja naten qeverine time! Habi e madhe, une paskam share qeverine time dhe ti je shqetesuar? Kete doje te thoje? E kupton c’budalla bul je? Per shqiptaret edhe nje here; Kurre nuk kam share qeverine time, kerkend ne te. Poo kam thene cfare nuk ka shkuar mire, cfare nuk ka qene e drejte dhe cfare duhej bere ndryshe; E KAM THENE ATY BRENDA, TROC E QARTE, NE SY MADJE!