Gjirokastra në pritje të Berishës, mbërrin Nishani, Noka dhe Shehu

"Foltorja e PD" ndalet ditën e sotme (6 tetor) në Gjirokastër.

Mësohet se në vendin ku do të zhvillohet takimi kanë mbërritur ish-presidenti Bujar Nishani, deputeti Tritan Shehu, ish-ministri Spiro Ksera , Kreu i PD Dasho Aliko, Flamur Noka.

Burime bëjnë me dije se Roland Bejko nuk është i pranishëm.

Jashtë ambienteve ku do të zhvillohet takimi, gjithashtu janë mbledhur qindra mbështetës të zotit Sali Berisha.

Ky është takimi i gjashtë që zoti Berisha po zhvillon, pas përjashtimit nga grupi parlamentar nga Lulzim Basha më 9 shtator./OraNews/