“Kundër rritjes së çmimeve” nis protesta para kryeministrisë, bllokohet bulevardi
"Ulu me këmbë në tokë. Atë zyrën e vet e ka bërë rikonstruksion 100 herë."
Qindra banorë të Tiranës kanë mbushur sheshin para kryeministrisë me kërkesën për të mos lejuar rritjen e çmimeve.
Pa organizim politik dhe të shtyrë nga vështirësitë ekonomike akuzuan të gjithë krahët politikë për korrupsion dhe i bënë fajtorë për varfërinë në Shqipëri
"Jemi një nga vendet më të pasura me naftë, me gaz."
Parullat dhe banderolat kanë shprehur thirrjen e familjeve për më shumë siguri ekonomike dhe mirëqenie.
"Edhe pensionet janë aq të papërfillshme sa nuk blemë dot ilaçet."
Para kryeministrisë folësit kanë qenë në një mendje sa i përket thirrjeve drejtuar kreut të qeverisë
"A nuk u ngopët? A nuk ja patë hajrin servilizmit dhe nënshtrimit?"
Për rreth një orë sheshi mes kryeministrisë dhe kryesisë së kuvendit ishte nën pushtetin e tubuesve, ndërsa nuk u shënua asnjë incident, pavarësisht se policia kishte vendosur masa shtesë për sigurinë.

