Letra plot gabime e dorëheqjes së Ardi Veliut bëhet virale, i numëroni dot?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2021, 12:26
Letra plot gabime e dorëheqjes së Ardi Veliut nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit është bërë virale në rrjetet sociale.
Një përdorues i tyre nuk ka nguruar të evidentojë të gjitha gabimet drejtshkrimore në letër dhe përbri tyre ka shkruar variantin e saktë.
Ndër gabimet më të shpreshta evidentohet mungesa e përdorimit të shkronjës 'ë' ndërsa numrin e tyre po ua lëmë ju lexues ta gjeni pasi siç mund ta shihni letra është "nxirë".

