Rritja e çmimeve/ Qytetarët në Korçë kundër: Nuk më del pensioni, s'kemi lekë të hamë bukë

Shtatori ka nisur me rritje të çmimeve në të gjitha produktet, por tetori duket se do të përkeqësojë situatën.

Karburantet pësuan një shtrenjtim të menjëhershëm e po ashtu pritet dhe energjia, çka do të rrisë kostot, e njëkohësisht dhe  do të vazhdojë shtrenjtimin e produkteve. Heshtja e qeverisë konsiderohet e papranueshme nga qytetarët e Korçës.

Në kohën kur pagat e pensionet kanë rritje shumë të vogla, konsumatorët theksojnë se jetesa është bërë e papërballueshme

"Në përgjithësi ka ngritje. Duhen bërë ndryshime. Kur rrisin çmimet të rrisin edhe rrogat."

"Çmimet janë në stratosferë. Nuk e përballojmë dot."

"Shtrenjtë sa s'ka ku të vejë. Nuk kemi lek të hamë bukë. Nuk më del pensioni."

Në këto kushte thonë se ka vetëm një rrugë.

"Njerezit duan që të ikin sa më parë që të shpëtojnë."

Një tjetër shkak i shtrenjtimit të jetesës dhe uljes së të ardhurave është dhe pandemia, pasi kufizimet sollën mbyllje të vendeve të punës dhe po ashtu dhe tkurrje të shpenzimeve.