Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, digjen orenditë

Një magazinë në Elbasan e cila përdorej për gatime në pronësi të shtetasit A.R u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm. Ngjarja u regjistrua rreth orës 09:40, në lagjen "Skënderbej".

Shkak për zjarrin është bërë shpërthimi i bombolës së gazit. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz por vetëm materiale, ku raportohet se janë djegur orenditë e shtëpisë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.