Atentat ndaj shqiptarit në Itali, dërgohet në spital në gjendje kritike për jetën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2021, 15:39
Një shqiptar është plagosur rëndë në Toroni të Italisë. Mësohet se shqiptari i moshës 48-vjeçare është në gjendje kritike për jetën në spital.
"Një burrë me origjinë shqiptare u plagos rëndë nga një armë zjarri teksa hipte në makinë midis Corso Venezia dhe Via Saorgio, në Torino, në rrethin Borgo Vittoria," bëjnë me dije mediet italiane.
Mësohet se 48-vjeçari u qëlluar me disa plumba në gjoks nga një person ende i panjohur i cili u arratis pas ngjarjes.
Sipas informacioneve paraprake, fillimisht pati një mosmarrëveshje midis 2 burrave e cila përfundoi me përdorimin e armës.
Policia italiane po heton ngjarjen për të bërë të mundur kapjen e autorit, shkruan ANSA.



