Aksident i rëndë në Elbasan, makina humb kontrollin, dyshohet se ka ndërruar jetë 1 i mitur
Nga Edisona Skënderi Përditësimi i fundit 6 Tetor 2021, 00:13
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pasa mesnatës (5 tetor) në Elbasan në afërsi të rrethrrotullimit të bashkisë.
Paraprakisht dyshohet se një fëmijë i mitur ka ndërruar jetë.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në makinën që dyshohet se ka humbur kontrollin kanë qenë dhe 3 persona të rritur të cilët kanë mbetur të plagosur.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit ndërsa policia është në vendngjarje.