Sherr në një lokal në Elbasan, 57-vjeçari goditet me sende të forta nga një person dhe përplaset në tavolinë

Një konflikt në një lokal në Elbasan mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:35, në fshatin Labinot Fushë.

"Në ambientet e një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.Ll., 53 vjeç,  ka goditur me sende të forta shtetasin G.K., rreth 57 vjeç,  banues në Elbasan, i cili është rrëzuar dhe është dëmtuar tek një tavolinë e lokalit. 57 vjeçari  ndodhet në spital  nën kujdesin e mjekëve" njoftoi policia.

 Nga ana e policisë vijon puna për kapjen e autorit, pasi është larguar menjëherë pas konfliktit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.