Çmimi i gazit e naftës, Bytyçi: Pushteti marrëveshje me sipërmarrësit që të rritet pas fushatës
Në një intervistë për RTV Ora, analisti Enver Bytyçi u shpreh se për naftën dhe gazin, politika gjatë fushatës u ka kërkuar kompanive që të ulin çmimet në mënyrë që qytetarët të jenë të kënaqur me çmimet.
Ai tha se sipërmarrësit e kanë kushtëzuar pushtetin me rritjen e çmimeve pas fushatë elektorale, në mënyrë që të kompensojnë humbjet gjatë fushatës.
Bytyçi: Për naftën dhe gazin, politika gjatë fushatës u ka kërkuar kompanive që të ulin çmimet në mënyrë që qytetarët të jenë të kënaqur me çmimet, po ashtu edhe donacione të fshehta. Sipërmarrësit e kanë kushtëzuar pushtetin me rritjen e çmimeve pas fushatë elektorale, në mënyrë që të kompensojnë humbjet gjatë fushatës, për shkak se pushteti u mori paratë për këtë fushatë. Kjo është një skemë korruptive sepse kështu lihen zgjedhjet dhe se këto para u morën qytetarëve kështu si po u merren sot. Ky është një super mashtrim.
Kjo gjë duhet të ishte në fokus të opozitës, por duket se opozita është e zënë me konfliktin e vet politik. Mazhoranca ka filluar të bëjë tenderat e PPP-ve në modeli ne 8 viteve të shkuara, edhe pse Rama ka thënë se do të ketë një nisje të re të pushtetit. Kështu, në fund të 4 viteve, ne do të jemi jo vetëm po ata, po më keq se para 4 vitesh.
Bytyçi shtoi se dikush mund të kundërshtojë një vendim të SHBA-ve, por në asnjë rrethanë nuk mund të orientohet diskursi politik se nëse nuk je dakord me ndonjë vendim te SHBA-ve je anti-amerikan.
Bytyçi: Dikush mund të kundërshtojë një vendim të SHBA-ve, sikurse është ai i shpalljes non grata të Berishës, por në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast të botës të qytetëruar, nuk mund të orientohet diskursi politik se nëse nuk je dakord me ndonjë vendim te SHBA-ve je anti-amerikan. Kjo buron nga mentaliteti kundër ose pro rusëve apo kinezëve. Kjo është një filozofi kryesisht e së majtës, por e përdorin edhe të djathtës. Kështu krijohet një përçarja mes njerëzve.

