Nga “falenderoj Zotin që të solli në jetën time” në Facebook te vrasja, çfarë ndodhi mes dibranit dhe ganezes
“Falënderoj Zotin çdo ditë që të solli në jetën time dhe të dua shumë Bukuroshe.”
Kështu shkruante 26-vjeçari Klinton Pira në Facebook, teksa postonte foto me 31-vjeçaren Jawsackie Jaboah nga Gana.
Ai e vrau me thikë ditën e sotme shtetasen ganeze duke e qëlluar disa herë më thikë, ndërsa Pira është hedhur nga kati i 8-të duke vdekur në vend.
Nga ana tjetër 31-vjeçarja ka dalë nga banesa dhe ka zbritur poshtë duke kërkuar ndihmë nga peronat që ndodheshin aty.
Ajo u dërgua fillimisht në spital për të marrë trajtim shëndetësor, por fatkeqësisht nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.
Po sipas dëshmive të banorëve aty pranë, mësohet se çifti është zënë për disa minuta dhe më pas gjendja ka precipituar deri në plagosje e rëndë me thikë.
Po ashtu, banorët bëjnë me dije se çifti kishte disa kohë që kishin nisur zënkat me njëri-tjetrin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur afër shkollës “Pjetër Budi”, pranë Gjykatës së Tiranës, te ish-Ekspozita.
Deri më tani nuk dihet nëse çifti kishin konflikte apo mosmarrëveshje mes tyre.

