Shehu: Kongresi, domosdoshmëri për të përballuar problemet në mënyrë demokratike, duhet ta kërkojë dhe Basha

Tritan Shehu, ndër deputetët e parë që dolën në krah të Berishës kundër vendimit të Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së nuk e sheh foltoren e ish-kryeministrit si përçarje të kësaj force politike.

Shehu: Gjëja e vetme që do të ndihmonte Ramën të qëndronte i qetë në keqqeverisjen e tij shkatërrimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët do të ishte nëse PD do të vazhdonte të flinte gjumë. PD po përjeton momente të vështira por edhe momente ringjallje.

Në një intervistë për Ora News me Arnold Kariqin, Shehu është i bindur se firmat për Kongresin do të mblidhet por më e rëndësishme sipas tij është të kuptohet domosdoshmëria e mbajtjes së tij.

Shehu: Firmat janë element formal, gjëja më e thjeshtë dhe më e fundit. E rëndësishme është të kuptojmë se Kongresi është domosdoshmëri absolute për të PD dhe të ardhmen e  saj. Kjo është thelbësore. Sa firma janë mbledhur dhe do të mblidhen nuk e di, se nuk jam marrë me këtë çështje.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar se PD nuk do të mbledhë asnjë Kongres anti-amerikan, por Shehu e përjashton një skenar të tillë ku Basha do të bëhej pengesë.

Shehu: Nuk besoj kurrë se mund të ndodhë një gjë e tillë. Ka një statut që thotë qartësish si mblidhet Kongresi, kur mblidhen kaq firma, por unë mendoj se dhe vetë Basha duhet vetë Basha duhet të kërkojë Kongresin pavarësisht firmave, edhe Kryesia e PD, edhe Këshilli Kombëtar.Është një domosdoshmëri për të zgjidhur dhe përballuar edhe problemet dhe për të menduar për të ardhmen në mënyrë demokratike midis nesh.

Shehu: Kongresi, domosdoshmëri për të përballuar problemet

Në takimin e një dite më parë të Berishës u vu re një mbështetje masive nga baza e PD-së por mungoi kryetari i degës së PD dhe kryebashkiakja Ademi.  

Madje u fol dhe për një mosmarrëveshje që nuk i lënë teatrin "Migjeni" për takim.

Shehu mohoi të ketë dijeni për diçka të tillë, ndërsa për takimin tha se e shkundi PD.

Shehu: Ishte takim i jashtëzakonshëm.Pashë gjithëpërfshirje dhe mendime të dnryshme. Dinamikë dhe jashtë sallës së takimit. Kjo e shkund PD.