Video/ Derbi është i Juventusit, Locatelli shpëton bardhezinjtë ndaj Torinos
Një Torino e madhe në lojë nuk mundi të ndalte Juventusin në stadiumin “Olimpico” ku skuadra e Allegrit u ndodh në vështirësi në pjesën e parë por në fund arriti të merrte maksimumin në derbin e qytetit, falë një goli të Locatellit.
Në pjesën e parë ishin bardhezinjtë që iu afruan golit por më pas Torino mori frenat e lojës në dorë duke dominuar Juven në qarkullim por dhe me raste. Për t’u theksuar se Juventusi nuk gjuajti asnjëherë në portë ndaj Torinos në pjesë të parë dhe diça e tillë nuk ndodhte që nga viti 2004.
Pjesa e dytë ishte më ndryshe për bardhezinjtë rritin presionin dhe më një Chiesa në formë, arrijnë të krijojnë disa raste të pastra por vetëm në minutat finale, me anë të Locatellit vjen triumfi.
Ishte Chiesa që mori një top në limitin e zones duke shërbyer për mesfushorin i cili me një diagonal çoi topin në rrjetë për t’i dhënë Juventusit 3 pikë thelbësorë për renditjen në Serinë A./Ora News/.
