Tiranë, ishte duke punuar, 24-vjeçari bie nga lartësia e objektit në ndërtim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2021, 17:58
Një person është aksidentuar gjatë punës në ndërtim në Mullet të Tiranës.
Shtetasi me inicialet E. Gj, 24 vjeç, ka rënë nga lartësia e objektit në ndërtim dhe është dërguar në spital.
"Më datë 02.10.2021, në Mullet, dyshohet se duke punuar në një objekt në ndërtim, ka rënë nga lartësia shtetasi E. Gj, 24 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
