Meta: Nuk ekziston asnjë çështje në Venecia për Presidentin, jam krenar për punën time

Ndërsa Gjykata Kushtetuese pret opinionin e Komisionit të Venecias, duket se Presidenti i Republikës nuk është aspak I shqetësuar për këtë opinion.

I pyetur nga media kreu I shtetit tha se nuk ekziston asnjë çështje për presindetin.

"Nuk ekziston një çështje e tillë është vetëm politike. Jam tepër i qetë dhe i pashqetësuar për sjelljet e të tjerëve. 

Nuk jam i shqetësuar, jam krenar për gjithë veprimtarinë time në mbrojtjen e Kushtetutës e cila është sulmuar në mënyrën më armiqësore, por dhe tradhtare nga faktorë të brendshëm e jashtëm për të pasur Shqipërinë sot një situatë aspak të dëshirueshme në raport me integrimin europian.

Negociatat duhet të ishin çelur me kohë në rast se do ishin marrë në konsideratë propozimet e  presidentit prej vitesh për të kapërcyer krizat e mirëstrukturuara si të zgjedhjeve të paligjshme vendore dhe kapjes së Gjykatës Kushtetuese në mënyrë kriminale siç ka faktuar Komisioni i Venecias në të kaluarën."

Meta u pyet dhe për foltoren e  PD-se dhe opozitën

I pyetur për vendimin e SPAK për të mos hetuar dosjen e patronazhistëve Meta tha se i qëndronte opinionit të Transparence Internacional për këtë çështje.

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta ishte i ftuar sot në veprimtarinë e Mëngjesit të Lutjes, të zhvilluar nga Vëllazëria Ungjillore Shqiptare me temë: “Lidershipi në kohë sfiduese - Lidership i bazuar mbi vlera”.