Aksident në Bulqizë, përmbyset makina te "Gurët e Skënderbeut", nuk gjendet shoferi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2021, 18:08
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksion rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë.
Mësohet se një automjet tip "Benz"ka dalë nga rruga në vendin e quajtur "Gurët e Skënderbeut" dhe është përmbysur.
Makina e aksidentuar është pikasur nga drejtues të automjeteve, të cilët kanë lajmëruar policinë.
Kjo e fundit ka mbërritur menjëherë në vendngjarje së bashku me autoambulancën por nuk e kane gjetur drejtuesin e mjetit.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

