Ronaldo nuk e shpëton dot, Man. United barazon 1-1 me Everton (Video)

Kësaj here nuk mund ta shëtojë Ronaldo ashtu si në Champions League. Man. United ndalet sërish në Premier League dhe në “Old Trafford” ndaj Everton nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 edhe pse skuadra e Solskjaer dominoi me lojë dhe me raste, madje në fund VAR anuloi edhe një gol për miqtë.

Trajneri norvegjez surprizoi këtë ndeshje duke lënë në stol Ronaldo dhe Pogba por e gjithsesi ekipi po lunate mire dhe në fund të pjesës së pare, Martial kaloi në epërsi “djajtë e kuq” pas një asisti nga Bruno Fernandes.

Fraksioni i dytë ishte sërish në anën e United por në 65’, ekipi i Benitez barazoi shifrat me Townsed.

As aktivizimi i Ronaldos, Sanchos dhe Pogba nuk ndryshoi rezultatin duke e lënë Man. Unted me një barazim 1-1 dhe të dytin rezultat negativ pas humbjes me Aston Villan./Ora News/.