Parashikimi i Bushatit: Tirana do vazhdojë të ndërtohet, do vijnë të gjithë ata nga fshati

Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, ish-deputeti socialist Ervin Bushati u shpreh se tiranë do të vazhdojë të ndërtohet edhe për shumë vite.

Ai theksoi se akoma gjysma e popullatës jeton në fshat dhe ata do të vijnë në Tiranë.

Pjesë nga debati:

Lazimi: Ndërtimi mund të ecë, por nuk është një rritje e qëndrueshme. Nëse zihen hapësirat çfarë do të ndërtosh nesër pas nesër? Pas 2-3 vitesh çfarë do të ndërtohet?

Bushati: Tirana do të vazhdojë të ndërtohet edhe për shumë vite.

Lazimi: Po s’mund të bëhen të njëjtat kulla në Kamëz e në Bathore.

Bushati: Ke akoma gjysmën e popullatës në fshat. Ku do të shkojnë, këtu do të vijnë?

Lazimi: Po ku do ta blejnë që çmimi më i lirë në Tiranë është 800 euro?