Dyshimet për Unazën e Madhe, kompanitë padisin ARRSH: U përjashtuam pa të drejtë nga tenderi
Katër tendera për mbikqyrjen e Unazës së Madhe janë vënë në dyshim nga kompanitë që kërkojnë garë të hapur. ARRSH ka skualifikuar nga gara 4 subjekte me pretendimin se nuk kanë plotësuar kriteret. Këto dyshime i bashkëngjiten dhe akuzave për punimet që do të kryhen në këtë rrugë që kap vlerën e 130 milionë eurove.
Procedura e Autoritetit Rrugor Shqiptar për tenderin e Unazës së Madhe nuk vihet në dyshim vetëm për ndërtimin e aksit, por edhe për mbikqyrjen e punimeve.
Në katër lote konkurrentët janë skualifikuar me argumentin e mosplotësimit të kritereve.
Sipas vendimit, aplikuesit nuk janë regjistruar sipas rregullave që kërkohen në kontratë apo dhe nuk kanë bërë punime të tjera.
Madje në dokumentin e KPP ngrihen dhe dyshime për falsifikimin apo tjetërsimin e dokumenteve.

Punimet e deklaruara, siç thuhet në material, rezulton të jenë kryer nga një tjetër subjekt që është i regjistruar në Shqipëri.
Por vendimi i ARRSH konsiderohet i pabazuar prej subjekteve që kanë kërkuar të jenë në garë për mbikqyqrjen e punimeve të 7 loteve që do të kenë një kosto prej 130 milionë eurosh.
Megjithatë nuk ka të dhëna nëse ankesa e subjekteve është marrë parasysh nga Autoriteti Rrugor, por tashmë çështja ka kaluar për shqyrtim në Komisionin e Prokurimeve publike për të katër lotet që prekin një shumë prej 66 milionë lekësh
Më herët kompani të tjera kanë ngritur dyshime për fitues të paracaktuar për ndërtimin e Unazës së Madhe, duke u pasuar edhe me ankime për mbikqyrjen.
