Haxhiymeri: TVSH-ja e disa e artikujve jetikë të diferencohet, të krijohen rezerva në arkën e shtetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2021, 22:16
I ftuar në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, Adi Haxhiymeri, kryetari i shoqatës së prodhuesve të miellit u shpreh se TVSH-ja për artikujt jetikë, së paku në vit pandemia duhet të diferencohej.
Haxhiymeri: Tashmë fatmirësisht po vendoset edhe fiskalizimi, mund të krijohen rezerva në arkën e shtetit, që në buxhetin e ardhshëm, TVSH-ja e disa e artikujve të përditshëm dhe jetikë mund të diferencohet. Taksat e një shteti vendosen në raport me sasinë që ato zënë në GDP-në e një shteti.
Prandaj duhet të një mbledhje taksat më e mirë dhe pastaj bëhet edhe diferencimi. Mund të vendosej që në këto vite të vështirë të diferencohej. Më pas se sa kjo është një çështje e ekspertëve. Ne po presim një mbledhje me ministrinë e Financave.

