Laze: Në Tiranë ka mbi 1200 furra buke, i bie që të prodhojnë nga 4 bukë për një njeri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2021, 22:10
I ftuar në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, Bashkim Laze, prodhues buke u shpreh se në treg nuk ka një orientim të drejtë të çmimit të bukës ne vend.
Ai tha se në Tiranë ka mbi 1200 furra buka ku i bie që kapaciteti i tyre është rreth 4 bukë për një njeri, duke shtuar se nuk shfrytëzohen makineritë.
Laze: Në treg nuk ka një orientim të drejtë të çmimit të bukës. Dëmi jonë është zhvillimi i tregut të bukës pa kriter. Hapen furra çdo ditë pa asnjë studim ekonomik.
Në Tiranë ka mbi 1200 furra buka. I bie që kapaciteti i tyre është rreth 4 bukë për një njeri. Këto makineri janë pasuri kombëtare. Nuk shfrytëzohen makineritë dhe fuqia punëtore. Më pas kostot e prodhimit të bukës rriten.

