Laze: Cmimi i bukës duhet të rritej vetëm 5 lekë për kg, nuk ka orientim të tregut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2021, 21:51
I ftuar në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, Bashkim Laze, prodhues buke u shpreh se çmimi i bukës duhet të ishte rritur shumë më pak, sepse 750 gr miell është e barabartë me 1 kg bukë.
Laze: Çmimi i bukës duhet të ishte rritur shumë më pak, sepse 750 gr miell është e barabartë me 1 kg bukë. Pra shtohet vetëm me 7 lekë të reja kosto për 1 kg miell. Buka duhet të jetë plus 5 lekë.
Bukët masive nuk janë standarde në peshë nga të gjitha për bukën masive. Në treg nuk ka një orientim të drejtë të çmimit të bukës. Dëmi jonë është zhvillimi i tregut të bukës pa kriter. Hapen furra çdo ditë pa asnjë studim ekonomik.
