Më shumë sigurime për tërmetin, tragjedia e nëntorit 2019 rriti shpenzimet për dëmtimin e banesave
Tragjedia e tërmetit të vitit 2019 vazhdon të ngjallë panik në familjet shqiptare. Edhe gjatë 8 muajve të fundit shënohet rritje e shpenzimeve për sigurimin nga dëmet që shkaktojnë lëkundjet e tokës dhe zjarret.
Tërmeti i 26 nëntorit ka sjellë më shumë të ardhura për kompanitë e sigurimeve.
Të dhënat e fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare bëjnë me dije se gjatë 8 mujorit të 2021 portofoli i sigurimeve ndaj zjarrit dhe forcave të natyrës është rritur me 44.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Por, shpenzimet e detyrueshme për mjetet motorike vijojnë të paguhen në masë nga qytetarët shqiptarë dhe përbëjnë 65.81% të totalit, tërmeti dhe fatkeqësitë e tjera natyrore mbulojnë 20.5%.
Në raportin e fundit bëhet e ditur se sigurimet për jetën dhe shëndetin megjithëse kanë pasur një rritje, përbëjnë vetëm 13.69% të pagesave.
Situatë e qëndrueshme nga Covid në Kosovë, 68 raste të reja dhe 8 vdekje
28 Shtator, 15:33
Rritja është e shtrirë edhe në numrin e kontratave të sigurimit, që këtë vit janë zgjeruar me 22.22%, duke u rikuperuar nga rënia e vitit 2020.
Ndërkaq mësohet se janë ulur ndjeshëm dëmet e paguara nga kompanitë për sigurimin nga zjarri dhe forcat e natyrës, e lidhur me dëmshpërblimet nga tërmeti.
Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara i përket sigurimit motorik me rreth 2.6 milionë lekë apo 57.26% të totalit të dëmeve të paguara bruto./OraNews/

