Bushati: Ekonomia e Shqipërisë është rritur 17-18%, çmimet janë rritur në të gjithë botën

Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, ish-deputeti demokrat, Ervin Bushati u shpreh se çmimet e transportit janë ngritur ndjeshëm këto kohë duke rritur edhe çmimit.

Ai tha se dje kanë dalë shifrat e INSTAT dhe kemi pasur një rritje 17-18% për tremujori ne parë.

Bushati: Çmimet e transportit janë ngritur ndjeshëm këto kohë. Dje kanë dalë shifrat e INSTAT dhe kemi pasur një rritje 17-18% për tremujori ne parë. Kjo është më e lartë edhe nga viti 2019. Pra tregon se ekonomia e ka marrë veten.

Ndërkohë duhet thënë se çmimet janë rritur në të gjithë botën me rreth 40%. Ka pasur një kërkesë të madhe dhe të shtuar nga kina, sidomos në raport me lëndët e para. Ky është diskutimi, kontrolli i inflacionit.