Shehu: Rritja e çmimeve nuk është shqetësuese, por i frikësohemi për shkak të varfërisë

Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, Sherefedin Shehu, ish-zv. Ministër i Financave u shpreh se vendi ynë është ekonomi  e tregut të lirë dhe rritja e çmimeve nuk është diçka që duhet të na habisë.   

Ai tha se në vendi tonë qytetarët janë kaq të dobët sa edhe ky nivel inflacioni na tremb, pasi niveli i varfërisë është 40%.

Shehu: Ne jemi ekonomi e tregut të lirë dhe rritja e çmimeve nuk është diçka që duhet të na habisë. Sa i përket përmasave nuk janë shqetësuese. Kur vijmë tek inflacioni, për mua inflacioni tregon dinamikë ekonomike, por te ne nuk e tregon një gjë e tillë, sepse ka pasur disa faktorë të jashtëm si pandemia.

Në vendi tonë jemi kaq të dobët sa edhe ky nivel inflacioni na tremb. Kemi nivelin e varfërisë 40%. Duhet t’i adresojmë këto probleme. Kemi të ardhura të ulta dhe njerëzit u frikësohen rritjeve edhe qoftë 10 lekë. Rritjet nuk janë të frikshme, por në kushtet tona përbëjnë shqetësim.