Preçi: Po ndodh një amnisti e heshtur e parave të pista, krimi investon në vepra publike e bën kulla

Për ekonomistin Zef Preçi, qeveria po ndërmerr një amnisti të fshehtë të parave me origjinë kriminale e informale duke përfshirë edhe politikanët.

Në një intervistë për Ora News, ai tha se përfshira e të afërme të politikaneve në pastrim parash është një gjë shumë e komplikuar.

Preçi: Përfshira e familjarëve të politikanëve të lartë të pasurive me origjinë të dyshimtë, është një problem i trajtuar edhe më herët, pasi ka pasur manuale për konfliktin e interesit. Ky kuadër ligjor që po mundohet të zgjerohet në këtë moment ngre një problematikë serioze që ka vendi ynë me deformimi. Po ndodh një amnisti e heshtur e parave me origjinë kriminale. Në seancën e fundit në Kuvend, nga prokurori i përgjithshëm, që subjekt i veprës penale të jetë edhe pasurimi i paligjshëm.

Nuk jam optimist në këtë pikë, sepse nuk mendoj se ky problem zgjidh me adoptime ligjore, pasi  ne vuajmë nga zbatimi i ligjit. Pra, kështu do të shënohet edhe një ligj tjetër, por vetëm kaq. Përfshira e të afërmeve të politikanëve në pastrim parash është një gjë shumë e komplikuar. E shoh pa kuptim detyrimin që vetëm një rreth i kufizuar njerëzit të kenë detyrimin për ta deklaruar pasurinë e tyre. Mendoj se çdo qytetar duhet ta deklarojë shpenzimet dhe të ardhurat e tij.

Preçi shtoi se eksponentë të krimit në vende të ndryshme, rezultojnë si biznesmenë dhe aleatë të politikës në vendin tonë.

Preçi: Fakti që eksponentë të krimit në vende të ndryshme, rezultojnë si biznesmenë dhe aleatë të politikës. Ata rezultojnë investitorë në vepra publike dhe në kulla, duke bërë që edhe këto investime të komprometohen. Gjithë këtë nismë e shoh si një plotësim të vetëm të një pike, por e shoh shumë të vështirë aplikim e këtij ligji.