Pas vrasjes së nënkomisar Hoxhës, kontrolle të shtuara në rrugët e Lezhës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2021, 22:03
Vrasja e oficerit të policisë nënkomisar Saimir Hoxhës paraditen e së martës në Ishull-Lezhë, ka vënë në lëvizje blutë e Lezhës.
Policia e rendit dhe ajo rrugore kanë shtuar kontrollet në qytet, duke ndaluar automjetet në të cilat mund të lëvizin persona të dyshimtë.
Uniformat blu jane vendosur në pika të ndryshme të qytetit, kryesisht gjatë orëve të mbrëmjes.
