“Bukë me duar e me zemër”, prodhuesit ndërkombëtarë vlerësojnë bukën tradicionale në Shqipëri

Konfederatat europiane dhe ndërkombëtare e prodhimit të bukës vlerësuan mënyrën artizanale të prodhimit të saj si një vlerë për shqiptarët. Shoqata e Bukës në Shqiëpri  në bashkëpunim me Dhomën e Zejtarisë organizuan  një aktivitet me ndërkombëtarët e këtij sektori për të shkëmbyer më shumë eksperienca mes njëri-tjetrit.

Dhoma Kombëtare e Zejtarise në bashkëpunim me Shoqatën e Prodhimit të Bukës, Pastiçerive dhe Brumit  organizuan një aktivitet me praninë e përfaqësuesve ndërkombëtar nga  kjo industri.

Aktiviteti u organizua me qëllim për shkëmbimin e eksperiencave.

Presidenti i Konfederatës së Prodhimit të Bukës në Europë vlerësoi Shqipërinë për mënyrën tradicionale të prodhimit të këtij produkti.

Për kreun e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë, Luan Bregasi, me  rëndësi është jo vetëm ruajtja e traditës, por edhe modernizimi i teknologjisë.

Ndërsa Gëzim Peshkëpia, kreu i Shoqatës së Prodhimit të Bukës vlerëson shkëmbimin e eksperiencave me ndërkombëtarët.

Prodhuesit e bukës flasin me pasion për produktet e tyre.