Makina del nga rruga në aksin Milot-Mamurras, drejtuesja 27-vjeçare transportohet te Trauma
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2021, 21:15
Një 27-vjeçare mbeti e plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor Milot-Mamurras.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, ku automjeti tip "Volkswagen " me drejtuese shtetasen K.P., 27 vjeçe, banuese në Milot, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me barrierën anësore.
Drejtuesja e mjetit është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

