Ronaldo Sharka: Nuk kam hapur këmbët për të pasur një emision

Moderatori dhe autori i emisionit Expuls në RTV Ora ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin Ditë e Re të Arjola Shehut dhe Arjon Muçës ku ka folur për eksperiencën e tij dhe sfidën në media. Ronaldo ka rrëfyer se i është dashur shumë punë e sforco për të konsiliduar karrierën e tij dhe për të arritur atë që është sot.

“Unë kam pasur disa oferta, por jam shumë rehat këtu. Jam në programin qe dua, ne hapësirën qe dua paguhem mirë. Shpesh ma thonë edhe në kafe, a e ke të merituar këtë gjë, e ju kthehem “jo zemër kam hapur këmbët qe e kam marrë”, normalisht që e kam merituar, kam punuar si qen, zgjohesha në 5 të mëngjesit në dimër, ftohesha brinj më brinj për të bërë një investigim qe askush nuk e bënte, kam ndenjur deri në 1 të natës për tu marrë me marketingu  social të emisionit tim, kështu që mua nuk më zë gjumi kur një i ftuar më anulon ftesën apo diçka nuk shkon, kështu qe punoj, zemra ime”- u shpreh Ronaldo Sharka.

Por Ronaldo ka rrëfyer edhe ambicien e tij në media, ku veç dëshirës për të qenë në një pozicion drejtues në media, nje emision i përditshëm do t’i rrinte përshtat.

“Unë e pëlqej shumë median dhe nuk di gjë tjetër të bëj. Një gje tjetër që mund të bëja është një emision i përditshëm.

Unë vdes për emisione të përditshme sidomos për emisioni i mëngjesit. Ngritja herët, muzika, por ambicia ime është njq pozitë e rëndësishme për të bërë gjëra te bukura në televizion”- u shpreh Ronaldo Sharka.