Mësimi me orë të reduktuara, prindërit presin para shkollave: Të bëhet ora 45 minuta

Këto janë pamjet që vijnë ditën e sotme nga jashtë ambienteve të shkollës “Edith Durham” në kryeqytet.

Prindërit janë duke pritur fëmijët e tyre për të dalë nga shkolla, ku mësimi tashmë zhvillohet me orë të reduktuara për të shmangur qëndrimin gjatë në ambiente të mbyllura.

Një pjesë e tyre merret nga prindërit të cilët duhet edhe të koordinojnë orarin e tyre të punës, ose nga gjyshërit.

Nga ana tjetër, mësimi me turne dhe me orë të shkurtuara ka bërë që prindërit e nxënësve në kryeqytet të nisim mbledhjen e firmave për zhvillimin e mësimit më orë të plota.

Prej kësaj të enjte, prindërit i kanë lënë 5 ditë kohë institucioneve për të reaguar ose në të kundërt do të bojkotojnë mësimin.

Ndërkohë, një pjesë e prindërve pranë shkollës “Emin Duraku” kanë nisur një peticion ku kërkesa e vetme e tyre ishte kthimi i orëve me 45 minuta.

Ata thonë se kohëzgjatja e mësimit është e pamjaftueshme dhe se e kanë të pamundur të kryejnë transportin e fëmijëve për shkak të angazhimit në punë.

Kërkesa u është drejtuar institucioneve kryesore si ministria e arsimit, e shëndetësisë, kryeministrisë dhe presidencës.

Nëse nuk do të ketë një reagim brenda 5 ditëve nga këto institucione, atëherë do të ketë përshkallëzim të qëndrimit të prindërve duke nisur fillimisht me dy ditë bojkot të mësimit.

Prej ditës së enjte peticioni për rikthimin në normalitet të mësimit do të shpërndahet edhe në shkolla të tjera.

Fotot: LSA

Mësimi me orë të reduktuara, prindërit presin para