Kapet duke shpërndarë kokainë, në pranga 42-vjeçari në Sarandë, ja çfarë sekuestroi policia

Një 42-vjeçar, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, është arrestuar ditën e sotme në Sarandë.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit fizik të tij dhe në banesë, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 1 aparat celular dhe 1 motomjet.

“K. K. alias D. K., 42 vjeç, banues në ne Ksamil, Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, duke shpërndarë lëndë narkotike kokainë dhe kanabis në zonën e Ksamilit.”- njofton policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".