Soreca takon ministrin Manja: Reforma e sistemit të drejtësisë vazhdon me mbështetjen e BE-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2021, 18:06
Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca është takuar me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja ditën e sotme.
Krah fotove të postuara në Twitter, Soreca shkruan se Reforma e sistemit të drejtësisë vazhdon me mbështetjen e BE-së.
Soreca: Sot takova ministrin e sapoemëruar të Drejtësisë, Ulsi Manja. Reforma në Drejtësi duhet të konsolidohet tani, dhe efikasiteti i gjykatave e pavarësia e magjistratëve janë qëllimet kryesore. Ne diskutuam rolin e institucioneve të Vettingut dhe të Shkollës së Magjistraturës, si dhe punën e vazhdueshme në hartën gjyqësore. Reforma e sistemit të drejtësisë vazhdon me mbështetjen e BE-së.

