Fshati i 'naftës' në mëshirë të fatit, asnjë investim në Kocul të Vlorës, banorët: Erdhën sa për të marrë votat
Vetëm 23 kilometra nga Vlora ndodhet fshati Kocul, i njohur ndryshe edhe si "fshati i Naftës."
Është i njohur edhe për prodhimet e vreshtarisë, por as nafta e as vreshtat nuk e bënë kurrë fshatin të jetueshëm.
"Nuk kam parë gjë deri më sot këtu, pretendime ka shumë por..."
"Shumë pas dore. Këtu është qendër industriale me naftë, me të gjitha të mirat. Njerëzit janë shumë punëtorë, përpiqen të mbjellin."
Mungesa e investimeve ka bërë që qindra banorë të lënë pas gjithçka, vetëm për të ikur nga aty.
"Para 30 viteve këtu ka qenë lagje model, ishe me shumë banorë. Ne ishim shumë të kënaqur me atë sistem, hanim pak por kishim fëmijët pranë."
Uji i pijshëm dhe rruga janë problemet me të cilat banorët përballen çdo ditë.
"Shqetësuese të dyja janë, si uji i pijshëm edhe rruga."
"Kur mbushet depoja vijnë 5-6 kuintal, është vend pa Zot."
"Asgjë me keq po bëhet."
"Fshati është bërë si katastrofë."
"Uji është i papijshëm, depoja është e hapur, e palarë."
Në 15 vitet e fundit Koculi është fshati ku nuk është vënë dorë nga asnjë institucion.
"Bashkia e Selenicës nuk vjen fare, erdhi sa për të marrë votën dhe nuk duket fare."
/OraNews/
