Malaj: Ministria e Arsimit duhet tu bëjë transparencë prindërve, ç’program do ndiqet në shkolla
Në një intervistë për Ora News, ish-zv. Ministrja e Arsimit, Nora Malaj u shpreh se qeveria tha se do të ndërtojë shkolla, por rikthimi me turne ka treguar të kundërtën.
Sipas saj, gjatë pandemisë është bërë edhe mësim me 4 turne që është një gjë absurde, ose ka pasur klasa kolektive, gjë e cila akoma nuk është rregull edhe këtë vit shkollor.
Malaj: Ministria e Arsimit të mos mërzitet, por duhet kuptuar se disa të vërteta duhen thënë. Sigurisht që mund të japim zgjidhje alternative sipas atyre që dimë dhe mendojmë, por nëse ka vullnet dhe dëshirë, gjërat mund të rregullohen. Pandemia ka krijuar shumë probleme. Ndërkohë që qeveria tha se do të ndërtojë shkolla, por rikthimi me turne ka treguar të kundërtën.
Të bërit një arsim të fortë do të thotë se ai fëmija që shkon në shkollë të jetë i sigurt dhe të marrë dijen e duhur dhe të bëhet një individ i duhur për shoqërinë. Gjatë pandemisë është bërë edhe mësim me 4 turne që është një gjë absurde. Kemi pasur standard me shkolla kolektive në klasa të përbashkëta kur janë larguar peronat nga ato zona. Kemi pastaj edhe klasa kolektive.
Malaj shtoi se ministria e Arsimit duhet të dalë dhe tu bëjë transparencë prindërve, duke u thënë edhe arsyet që do të ndjekin një program të caktuar.
Malaj: Ndërkohë pas 10 vitesh do të kemi një uri shumë të madhe për mësuesit dhe për rolin e tyre në disa zona dhe sidomos në diga degë ekzakte. Njëkohësisht u tha se do të bëhej i dedikuar procesi duke u fokusuar te mësuesi. Por gjatë pandemisë vumë re se 60% e mësimit nuk e bë dhe e gjitha kjo kohë përfundoi me protestën e studentëve. Sot s’kemi transparencë. Prandaj ministria e Arsimit duhet të dalë dhe tu bëjë transparencë prindërve, duke u thënë se për këto arsye do të ndjekin një program të caktuar, që ta dinë se çfarë duhet të ndjekin.

