Nëna e Aldi Ramës hap dyert e mortit në Durrës, për varrimin e tij vjen dhe i ati nga Greqia

Përcillet për në banesën e fundit Aldi Rama, i riu i cili vrau nënkomisarin Saimir Hoxha më 28 shtator 2021.

Nëna e Aldi Ramës hapi dyert e mortit në Durrës ndërsa në ceremoninë e varrimit të tij ka mbërritur nga Greqia dhe i ati i 21 vjeçarit

Autopsia e trupit të 21-vjeçarit Aldi Rama ka arritur në përfundimin se vrasësi i nënkomisarit Saimir Hoxha ka qëlluar veten me pistoletë, por mungesa e plumbit që i mori jetën të riut e ka vështirësuar hetimin.

Autori i ngjarjes ka pasur plagë tejshkuese në kokë dhe predha që e goditi nuk është gjetur. Për këtë arësye prokuroria ka kërkuar eksertimin e armës që mbante autori ditën e ngjarjes.