Dyshohet se u rrëzua nga lartësia, humb jetën elektriçisti në Kavajë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2021, 16:53
Një elektricist ka humbur jetën pasditen e sotme (30 shtator) në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, në fshatin Gosë, Rrogozhinë.
Policia bën me dije se 62 vjeçari S. Q., , dyshohet se duke punuar është rrëzuar nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./OraNews/
