Rritja e çmimit të bukës, PD kërkon seancë dëgjimore me Autoritetin e Konkurencës

Deputetët e PD depozitojnë kërkesën për thirrjen në seancë dëgjimore të Autoritetit të Konkurencës më 4 tetor.

Rritja e çmimit të bukës që ka sjellë dhe efekt zinxhir rritjen e çmimeve të produkteve të shportës kanë ndikuar në thellimin e varfërisë.

Me këtë shqetësim deputetët e PD-së kanë kërkuar në seancë dëgjimore kryetaren e Autoritetit të Konkurencës, për tu njohur me masat dhe procedurat e kryera nga Autoriteti për rritjen e çmimit te bukës.

Autoriteti i Konkurrencës akuzoi dy javë më parë pesë kompani për marrëveshje në rritjen e çmimit të miellit.

Edhe pse u premtua hetim i thelluar, me tre vota pro dhe dy kundër ky institucion arriti në konkluzionin se nuk ka vend për monopol, por shtrenjtimi vjen nga tregjet ndërkombëtare.

Edhe qeveria tregohet e pafuqishme përballe kostos së ushqimeve bazë për familjet, dhe zëvendëskryeministri Ahmetaj beson se vendimi është i drejtë.