Një buqetë me lule dhe pako me cigare në tryezën e nënkomisarit Saimir Hoxha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2021, 14:28
Një buqetë me lule dhe një pako cigare janë vendosur në tavolinën e punës së nënkomisar Saimir Hoxhës.
44 vjeçari, babai i dy fëmijëve të vegjël mbeti i vrarë gjatë një aksioni antikanabis në Kune Vain të Lezhës paraditen e 28 shtatorit. Sot paradite u mbajt dhe ceremonia e nderimit për Dëshmorin e Atdheut.
Nga ana tij kryeministri Edi Rama vuri në dukje se shteti do të jetë pranë fëmijëve dhe familjes së nënkomisarit për çdo nevojë.
