Dy vite në kontejner, Familja Masha në Krujë pa një banesë që nga tërmeti i 26 nëntorit
Në kontejnerë e në çadra jetojnë edhe disa familje në fshatin Mazhe të Krujës, pasi shtëpitë e tyre u dëmtuan rëndë, ose u shembën nga tërmeti mëngjesit të 26 nëntorit.
Ambra është në klasën e gjashtë, ndërsa thotë se e ka të vështirë që të bëjë mësimet në këtë kontejner, ku jeton me dy motrat më të vogla, dhe prindërit.
“Në verë është vapë,në dimër është ftohtë” thotë ajo.
Edhe e zonja e shtëpisë, Thëllënxa Masha tregon vështirësitë e të jetuarit në kontejner.
Ajo thotë se pavarësisht se po kalojnë dy vite, nuk ka asnjë sinjal për banesën e re nga bashkia Krujë
“ Më 26 nëntor ne bëjmë dy vjet. Nuk na kanë dhënë as zgjidhje. As lekë as shtëpi. Nuk e di çfarë do të bëhet"
Edhe pse autoritetet kanë thënë se Brenda dhjetorit të gjithë familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti, do të kenë banesa të reja, kjo ditë duket e largët për familjen Masha dhe të tjerë në fshatin Mazhë
Edhe pse kanë kaluar pothuajse dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit.



