Vetëm 30 km larg Korçës, fshati Zagradec i harruar dhe pa mjekë
30 kilometera nga qyteti i Korçës, fshati Zagradec në Devoll është harruar tërësisht nga autoritetet.
Rrugët e ngushta të pashtruara, mosfunksionimi i kanaleve ujitëse e problemet e tjera infrastrukturore kanë bërë që edhe prodhimet bujqësore të jenë të pakëta.
Problematika më e madhe për banorët e kësaj zone është mungesa e Qendrës Shëndetësore dhe mungesës së mjekut.
"Nuk ka, infermierja vjen një herë në javë. Gruan e kam jme tension, po se pa doktoresha ilaçet lëshohen kuturu."
Mungesa e një mjeku detyron 25 familjet e mbetura në këtë fshat të udhëtojnë drejt fshatit Tren ose drejt spitaleve të Korçës e Bilishtit.
"Për urgjenca marrim makinë private."
Shumica e fshatit është braktisur, ndërsa mes jetës së vështirë banorët e kësaj zone presin investime nga ata që i votojnë sa herë u kërkohet vota.

