Policia e kap në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohet gruaja në Lezhë, në kërkim burri me të birin

Një 52-vjeçare në fshatin Gocaj, në njësinë administrative Balldre në Lezhë u vu në pranga për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia e Lezhës arrestoi shtetasen me iniciale A. C, ndërsa shpalli në kërkim shtetasit F. C., 55 vjeç dhe A. C., 22 vjeç, bashkëshorti dhe djali i shtetases A. C.

"Shtetasja A. C. është kapur në kushtet e flagrancës, duke kultivuar bimë narkotike në tokën në pronësi të tyre, në fshatin Gocaj, Lezhë" njoftoi policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Kurbin, veprime të mëtejshme.