Vdiq në spitalin Infektiv, e reja shtatzënë ishte nga një fshat i Lezhës, u dërgua në Tiranë pasi…

E reja 4 muajshe shtatzënë që vdiq në spitalin Infektiv në Tiranë nga Covid ishte nga fshati Gjadër i Lezhës.

Ora News mëson se Roza Qoja është paraqitur me date 28 në mbrëmje në urgjencën e Lezhës dhe duke qenë se gjendja ishte rënduar u dërgua në Tiranë.

Sipas të dhënave, 34-vjeçarja ishte prekur nga Covid-19 prej një jave dhe është trajtuar në kushte shtëpie.

Vetëm kur gjendja është rënduar ka shkuar në spital.