Basha-Berisha/ Duma: Situata në PD shqetësuese, kam bindjen se ngjarjet do të qetësohen

Deputetja demokrate Grida Dumën u shpreh se  situata në PD është një shqetësim, pasi demokratë janë edhe ata që janë me Berishën, edhe me Bashën.

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ajo tha se ka bindjen se situata e krijuar mes dy liderave të PD-së do të qetësohet.

Duma: Sigurisht që situata është një shqetësim, sepse demokratë janë ata që marrin pjesë në fjalimet e Berishës, po ashtu demokratë janë edhe ata që rrinë në heshtje dhe të jenë racionalë. Unë mendoj se ngjarjet në politikë, në hierarkinë e lartë zgjidhen në një mënyrë apo tjetër zgjidhen, por ama kur ndodhin në bazë, aty është vështirësi shumë e madhe.

Kur kthehet në personale çështja e besimit, është një problematikë shumë e madhe dhe kësaj i referohem me shqetësim. Në të gjithë vendet e botës është treguar se në hierarkinë e partive ka jo dakordësi dhe një gjë e tillë është e pashmangshme. Ajo që duhet bërë është që t’i themi demokratit të thjeshtë se edhe ai është demokrat. Edhe pse kam bindjen se ngjarjet do të qetësohen.